Boki 13 me ndihmën e prokurorit kërkoi 8 milion euro reket nga biznesmeni

Bojan Jovanovski, i njohur si Boki 13 dhe Zoran Milevski, i njohur edhe si Zoki Kiçec, dyshohen se kanë marrë shpërblim në kundërshtim me ligjin dhe kanë kryer shpërlarje parash, transmeton Portalb.mk.

Ata dyshohen se në periudhën nga prilli 2018 deri në prill 2019, kanë kërkuar reket nga biznesmeni, në bashkëpunim me një prokuror, identiteti i të cilit nuk u bë publik.

Dyshohet se ata kanë kërkuar 8 milion euro reket, ndërsa kanë marrë vetëm 1.5 milion euro për të paguar një prokuror publik i cili kishte ndikim për të lehtësuar gjendjen e një personi nën hetim. Të dy dyshohen për marrjen e një shume të paligjshme kundrejt favoreve, gjithashtu Boki 13 dyshohet për veprën penale pastrimi i parave.

Siç tha Prokurori i Krimit të Organizuar, Vilma Ruskoska, i dyshuari i parë e përdori ndikimin e tij me një prokuror publik dhe mori 1.5 milion euro nga një person nën hetim për të lehtësuar situatën. I dyshuari i dytë lejoi takime me personin nën hetim, i cili në këtë hetim është dëshmitar. Gjatë këtyre takimeve, Ruskoska tha, 8 milion euro u kërkuan nga dëshmitari për të ndaluar procedimet penale kundër tij, por pas marrjes së 1.5 milion euro, ata dyshonin konfidencialitetin e dëshmitarit dhe ndali mbledhjet.

Përndryshe, Boki 13 është arrestuar sot në pikën kufitare “Bogorodica” në tentim për të lëshuar vendin, ndërsa Milevski para një restoranti në Shkup.

LEXO: Udhëheqësi i 1TV, Boki 13, u ftua në bisedë Informative
LEXO: Agjencia për media për të dytën herë do të hetojë nëse Boki 13 është pronar i fshehtë i televizionit të babait të tij
LEXO: Agjencia për Media e shqyrton pronësinë e 1TV, “Boki 13” edhe pse ka deklaruar, nuk është pronar në dokumente

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button