Prokuroria Publike reagoi ndaj fjalimit të presidentit Pendarovski
Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut thotë se nuk është koha për sulme ndaj institucioneve dhe nuk do të lejoj diskreditimin e prokurorëve dhe përzierjen në procedurat penale nga ana e politikanëve, njofton Portalb.mk
Nga Prokuroria Publike thonë se do të ishte më mirë sikur presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut tu bënte thirrje deputetëve ta votojnë Ligjin për Prokurorinë Publike dhe të mbështesë përforcimin e kapaciteteve të Prokurorisë për një luftë më efikase kundër krimit dhe sundimit të së drejtës.
“Deklarata e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut se mbështet plotësisht Prokurorinë Publike dhe se do t’i përdor të gjitha mundësit kushtetuese dhe ligjore për ta mbrojtur nga presionet, do të ishte reale sikur tu bënte thirrje deputetëve ta votojnë Ligjin për Prokurorinë Publike dhe të mbështesë përforcimin e kapaciteteve të Prokurorisë për një luftë më efikase kundër krimit dhe sundimit të së drejtës”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë Publike.
Gjithashtu nga Prokuroria Publike shtojnë se të gjithë të involvuarit në vepër penale do të merren në pyetje dhe do të përgjigjen në bazë të ligjit.
“Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton opinionin se për rastin në fjalë, po veprohet në mënyrë joselektive sipas planit të hartuar të hetimit dhe se të gjithë të involvuarit në vepër penale do të merren në pyetje dhe do të përgjigjen në bazë të ligjit. Prokuroria Publike edhe njëherë potencon se rënia pre e presioneve politike dhe përzierja në punën e Prokurorisë, dëmton procedurën hetimore dhe sigurimin e dëshmive”, thonë nga Prokuroria Publike.
Përndryshe, në lëndën për zhvatjen të dyshuar janë dy persona, Bojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13” dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet prokurorit publik, apo shefes së PSP-së në dorëheqje, Katica Janeva. Së fundmi gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat tregohet se si Boki 13, ka marrë reket prej Orce Kamçevit në shtëpinë e tij. Skandali përfshin edhe prokuroret Janeva dhe kolegen e saj, Lile Stefanova, por të dyja i kanë refuzuar akuzat.
Gazeta italiane ka publikuar disa video dëshmi nga rasti.
- LEXO: Rasti “reket” gazeta italiane kërkon llogari edhe nga Federika Mogherini: Pse hesht? (VIDEO)
- LEXO: Janeva komentoi edhe videon e tretë të rastit “Reket” dhe pranoi se ka biseduar me të dyshuarit
- LEXO: Kryeministri Zoran Zaev: Nuk kam asnjë lidhje me Boki 13, më keqpëdroret emri
- LEXO: “Reket”, prokurorja Stefanova është thirrur si dëshmitare në prokurori
- LEXO: Incizim i ri për “Reket” – Katica për Lilen: “Nuk e mbaj rregullisht nën kontroll, përndryshe pa mua ajo s’mund asgjë të bën”
- LEXO: Rasti “Reket”, doli edhe video e tretë, Boki 13 në bisedë përmend kryeministrin Zaev (VIDEO)
- LEXO: Katica Janeva pranoi se i ka thënë Kamçevit në telefon: Mos u shqetëso, gjithçka do të jetë ok
- LEXO: U publikua video, Boki 13 duke i marrë paratë e reketit nga Orce Kamçev
- LEXO: U publikua “bomba” e dytë për rastin “Reket”, ja çfarë bisedojnë Orce Kamçev dhe Boki 13
- LEXO: Pendarovski i zhgënjyer nga prokurorja Janeva
LEXO PËR LËNDËN: REKET