Kryeministri Zoran Zaev: Nuk kam asnjë lidhje me Boki 13, më keqpëdroret emri
Kryeministri Zoran Zaev bëri thirrje për hetim thelbësor dhe të pavarur për rastin “Reket”, i cili, siç shkruan në rrjetin social Fejsbuk, duhet të përfundojë sa më shpejtë që është e mundur dhe duhet t’i tregojë të gjitha hollësitë. Në mënyrë të ashpër dhe kategorike i hodhi poshtë akuzat për çfarëdo lloj lidhjesh me Bojan Jovanovskin, i dyshuar në rastin “Reket”.
LEXO PËR LËNDËN: REKET
“Rezultati i hetimit duhet të sjellë marrjen e përgjegjësisë, vetëm në bazë të dëshmive dhe sipas fjalës së ligjit. Përgjegjësi duhet të ketë edhe për trilluesit dhe për ata të cilët bëjnë gjithçka që të shpëtohen dhe gjatë kësaj prezantohen si viktima”, shkruan Zaev.
Siç thotë ai, në bisedën më të re publikuar disa nga të dyshuarit e përmendin dhe keqpërdorin emrin e tij.
“Gjatë kësaj thuhen gënjeshtra dhe marrëzi me qëllim që njëri bashkëfolës ta përforcojë pozicionin e tij të fuqisë dhe autoritetit para tjetrit bashkëfolës. Ashpër, kategorikisht dhe me përgjegjësi hedh poshtë çfarëdo lloj lidhjesh, bashkëpunimi ose komunikimi me të dyshuarin Bojan Jovanovski në lidhje me rastin “Reket” dhe për çfarëdo lloj çështjesh të tjera të cilat janë lëndë e hetimit për këtë rast”, thotë kryeministri.
Me Bojan Jovanovskin, siç shkruan, njëherë ka biseduar për aktivitete humanitare në Lidhjen Ndërkombëtare të tij, pas çka as ai e as Qeveria nuk kanë pasur kurrfarë bashkëpunimi të mëtutjeshëm”, as formal, e as joformal.
“Jam paraqitur edhe në intervista në 1 TV, siç rregullisht paraqitem në të gjitha televizionet dhe mediat e tjera, në interes të transparencës drejtë opinionit”, bën të ditur Zaevi.
Kryeministri edhe një herë iu bëri thirrje të gjitha organeve hetuese që në tërësi ta hetojnë rastin dhe të sjellin vendime.
Përndryshe, në lëndën për zhvatjen të dyshuar janë dy persona, Bojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13” dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet prokurorit publik, apo shefes së PSP-së në dorëheqje, Katica Janeva. Së fundmi gazeta italiane ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat tregohet se si Boki 13, ka marrë reket prej Orce Kamçevit në shtëpinë e tij. Skandali përfshin edhe prokuroret Janeva dhe kolegen e saj, Lile Stefanova, por të dyja i kanë refuzuar akuzat.
- LEXO: “Reket”, prokurorja Stefanova është thirrur si dëshmitare në prokurori
- LEXO: Incizim i ri për “Reket” – Katica për Lilen: “Nuk e mbaj rregullisht nën kontroll, përndryshe pa mua ajo s’mund asgjë të bën”
- LEXO: Rasti “Reket”, doli edhe video e tretë, Boki 13 në bisedë përmend kryeministrin Zaev (VIDEO)
- LEXO: Katica Janeva pranoi se i ka thënë Kamçevit në telefon: Mos u shqetëso, gjithçka do të jetë ok
- LEXO: U publikua video, Boki 13 duke i marrë paratë e reketit nga Orce Kamçev
- LEXO: U publikua “bomba” e dytë për rastin “Reket”, ja çfarë bisedojnë Orce Kamçev dhe Boki 13
LEXO PËR LËNDËN: REKET