Ta presim Gruevskin me kalë të bardhë, reagoi Zoran Zaevi pas vendimit të Gjykatës për rastin e Sasho Mijallkovit

Ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka reaguar në lidhje me vendimin e fundit të Gjykatës së Apelit për Sasho Mijallkovin, duke e vlerësuar si një skandal, transmeton Portalb.mk.

“Me dy vendimet e anuluara, ka një tentim direkt për kthim, pra për përsëritje të veprimeve të neveritshme të majës së regjimit dhe sigurisht, aktorët e tjerë janë të motivuar të bëjnë të njëjtat veprime të tmerrshme që shkelin në mënyrë masive të drejtat e njeriut dhe të gjitha vlerave për të cilat luftoi i gjithë populli maqedonas vetëm pak vite më parë përmes Revolucionit Laraman”, reagoi Kryeministri Zoran Zaev në fejsbuk.

Ai kërkoi nga të gjithë përgjegjësit që të mos lejojnë që të vjetrohen rastet gjyqësore të Sasho Mijallkovit.

“Çka është e radhës, Mijallkovi të bëhet drejtor i Agjencisë për Siguri Nacionale, a Gruevski të kthehet me kali të bardhë? Sikur edhe nesër të bëhemi anëtar të Bashkimit Evropian, kjo nuk mund të shpërlan këtë turp”, deklaroi Zaev.

Gjykata e Apelit dje ka miratuar vendim skandaloz me të cilin e ka shfuqizuar aktgjykimin për rastin “Target-Fortesa”, i cili ka të bëjë me përgjimet masive të paligjshme të mijëra qytetarëve të RMV-së në periudhën 2008-2015, në të cilin ish shefi i Shërbimit Sekret, Sasho Mijallkov ishte i dënuar me 12 vjet burg. Para 10 ditëve e Apeli shpëtoi Mijallkovin edhe nga 8 vjet burg nga një rast tjetër.

Rikthimi nga e para e lëndës “Target-Fortesa” hapë mundësi reale që Mijallkov dhe të akuzuarit tjerë të shpëtojë nga përndjekja penale për përgjimet masive, për [ka u formua dhe Prokuroria Speciale Publike, pasi që në fillim të vitit 2025, apo për dy vite, veprat penale vjetërsohen.

Gjasat janë edhe më të mëdha që të Mijallkov t’i ikë përndjekjes penale, duke e pasur parasysh se vetëm për miratimin e aktgjykimit të parë u nevojitën më shumë se tre vjet, pasi që ekipi i avokatëve të Mijallkovit e zvarriste procedurën gjyqësore.

Vetëm para dhjetë ditëve, më 25 nëntor Gjykata e Apelit e ka shfuqizuar edhe aktgjykimin e shkallës së parë në rastin “Thesari” në të cilin Mijallkov u dënua me 8 vjet burg.

Ndryshe, vendimi i Apelit për rastin “Target-Fortesa”, të cilin e ka hapur ish Prokuroria Speciale Publike (PSP), erdhi rreth një vit pasi u shpall aktgjykimi. Për këtë rast, Gjykata Themelore Penale – Shkup më 26 shkurt 2021 dënoi me 55 vjet burg dhe 10 vjet dënim me kusht.

Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov, është dënuar nga gjykata e shkallës së parë me 12 vjet burg për veprat penale “bashkim kriminal”, “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “marrje e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm”. Ndërkaq, ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, është dënuar me katër vjet burg për veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

Gjyqtarë raportues në seancën e sotme për ankesë është Enver Bexheti, ndërsa përfaqësues i Prokurorisë së Lartë Publike në Shkup është prokurori Elvin Veli.

Ndryshe, ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, më 29 dhjetor u lirua nga paraburgimi pasi gjykata ka pranuar garancinë e ofruar prej 11 milionë euro. Mijallkov nga 26 shkurti është në paraburgim në burgun e Shkupit, ai u dënua me tetë vite burg për rastin “Thesar”, për furnizim të pajisjes britanike për ndjekje të komunikimit elektronik për DSK. Gjykim të shkallës së parë prej 12 vitesh burg ka edhe për rastin “Target – Fortesa” për përgjim të paligjshëm ndërsa në rrjedhë janë edhe disa lëndë të tjera për të cilat është i akuzuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button