U publikua “bomba” e dytë për rastin “Reket”, ja çfarë bisedojnë Orce Kamçev dhe Boki 13

Gazeta italiane “La Verita” sot në mëngjes ka publikuar video të re, të përbërë prej 4 audio-incizimeve të reja nga bisedat mes Orce Kamçevit dhe Bojan Jovanovskit (Boki 13) për rastin “Reket”, njofton Portalb.mk.

Fillimisht, të dy diskutojnë se si janë paketuar paratë dhe në çfarë torbe janë vendosur, ndërkaq më pas Kamçevi e pyet Boki 13 nëse në lojë me ta ka hyrë edhe prokurorja Lile Stefanova, e cila e udhëheqë rastin e PSP-së “Perandoria”, në të cilin ai është i dyshuari i parë dhe për çka është në paraburgim shtëpiak. Por, sipas përgjigjes nga incizimi, nuk mori konfirmim nga Boki 13.

Ja një pjesë e bisedës mes Orce Kamçevit dhe Boki 13

Orce Kamçev: më intereson çfarë fitoj, si fitoj dhe kur fitoj. Nuk e di, gruaja a ka hyrë në lojë me ne, kjo Lile, ka hyrë? Mua njëherë Çifliganec më kërkoi dyqan për të, për ordinancë stomatologjike.

Boki 13: Kur paska qenë?

Orce Kamçev: Përpara se të hyjë.

Boki 13: Nuk di për paraprakisht.

Orce Kamçev: Domethënë, unë dhe ti kemi biseduar, në tërë tregimin patjetër edhe ajo të dijë (ndalohet incizimi në bisedë)

Në bisedën e fundit, dëgjohet një zë gruaje nga telefoni i Boki 13, për të cilin, gazetari italian thotë se sipas të gjitha gjasave bëhet fjalë për zërin e prokurores speciale, Katica Janeva, e cila i thotë Kamçevit të mos shqetësohet, gjithçka do të jetë ok.

Për më shumë dëgjojeni:

Ndryshe, gazeta italiane “La Verita” dje ka publikuar një incizim në të cilën shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec me torbë me para dalin nga shtëpia e Orce Kamçevit. Në video-incizimin shihet edhe se si numërohen paratë. Gazeta italiane publikoi edhe një pjesë të bisedës mes Orce Kamçevit dhe Boki 13, në të cilën ai i sqaron kamçevit se të hënën, më së voni të martën do të lirohet.

“Katica nuk do të përdorë mjete juridike për zvarritje, të hënën ose të martën ju jeni në liri”, i thotë Boki 13-të, Orce Kamçevit.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen të dyshuar janë dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13” dheZoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet prokurorit publik, apo shefes së PSP-së në dorëheqje, Katica Janeva.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button