Diaz i merr të fejuarin Lady Gagas?!
Cameron Diaz dhe Taylor Kinney, i fejuari historik i Lady Gaga, po punojnë bashkë për komedinë e re romantike me titull ‘The other woman’.
Ata janë partnerë në xhirime, por harmonia e tyre ka lënë të kuptohet se mes tyre ka diçka.
Aq ka berë përshtypje, sa “The Sun” ka siguruar se ata në fakt janë lidhur, brenda dhe jashtë xhirimeve, në ketë periudhë ku Gaga gjendet larg dhe nën stres.
“Cameron dhe Taylor kanë bërë bum në xhirime dhe shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin. Janë parë shpesh bashkë dhe lajmi ka mbërritur deri tek Gaga”,- tha një burim.
“Është një periudhë stresuese për Gagan, po merr veten pas operacionit dhe tani vjen ky lajm”. Diaz, 40 vjeç, është parë në shumë vende me Kinney, në kafe, restorant dhe gjatë pauzave.
Për më shumë, thuhet se Taylor ia ka prezantuar dhe familjes kolegen.