VMRO-Popullore: Maqedonasit kanë problem me identitetin, pse Matevski nuk u deklarua shqiptar?

Dekorimi i akademikut Mateja Matevski nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka shkaktuar reagimin e partisë VMRO-Popullore. Kjo parti e pyet akademikun Matevski se përse e ka fshehur për 80 vjet me radhë përkatësinë e tij kombëtare. Megjithatë, kjo parti ia uron dekorimin akademikut Mateja Matevski nga presidentja Jahjaga, duke nënvizuar se kjo paraqet një kënaqësi të veçantë për artistët që krijojnë në Maqedoni.

 “Një pranim i tillë nga ana e Matevskit i cili pas 80 vjetësh fshehjeje, më në fund mori guximin dhe pranoi publikisht para opinionit maqedonas, është për t’u përshëndetur dhe ne e urojmë për këtë! Kjo është e drejtë themelore e çdo individi, që ndjenjat nacionale t’i shprehë lirshëm. Por ky deklarim ka shokuar opinionin maqedonas, për shkak se paraqet heqje dorë nga maqedonizmi antik i promovuar nga pushteti aktual në Republikën e Maqedonisë. Me këtë hapet çështja parimore dhe thelbësore, në çfarë hutie kemi jetuar dhe akoma jetojmë”, thuhet në reagimin e VMRO-Popullores. 

Sipas VMRO-Popullores ky akt vërteteton se diçka nuk është në rregull me shoqërinë maqedonase dhe duhet të analizohet seriozisht fenomeni i ashtuquajtur maqedonizim. Sipas VMRO Popullores, duhen pranuar dhe zbatuar parimet e demokracisë, ndaj së cilës po ecën Maqedonia’.

Lajme të ngjashme

Back to top button