Takohen Krasniqi, Limaj e Jashari

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, deputeti i PDK-së Fatmir Limaj dhe i biri i Adem Jasharit, Lulzim Jashari, sot për më shumë se dy orë janë takuar në një restorant në Prishtinë.

Burimet e Indeksonline tregojnë se ata kanë diskutuar për tema të ndryshme aktuale në vend.

Takimi është mbajtur në restorantin Mozaik dhe në të, përveç treshes së lartpërmendur, kanë qenë edhe disa persona të tjerë, në mesin e tyre edhe ish-kryetari i komunës së Drenasit, Izet Ibrahimi.

Ky takim vjen vetëm pak ditë pasi që kreu i kuvendit shfaqi dallimet e mëdha mes tij dhe Partisë Demokratike të Kosovës si dhe mundësisë për krijimin e një partie të re.

Lajme të ngjashme

Back to top button