Nisma “Shansë për Qendrën”: Në Treskë ndodh miratim dhe normalizim i urbicidit
Lokaliteti afër fabrikës “Treska” ofron kushte të shkëlqyera për përmbajtje të reja që do të sillnin cilësi specifike për përdoruesit e ardhshëm, por pas konferencës së djeshme për media të kryetarit të Komunës Qendër, arritëm ndërprerjen dhe normalizimin e urbicidit, thonë në reagim nga nisma qytetare “Shansë për Qendrën”, transmeton Portalb.mk.
Nga “Shansë për Qendrën” theksojnë se përshtypja e tyre nga konferenca e fundit për media është se në vend të planifikimit cilësor hapësinor kemi harmonizim me planifikimin e qytetit nga investitorët, e jo nga ekspertët urbanistik dhe pajtimin me zbatimin e planeve urbanistike që janë të kundërligjshme, pajtimi me trashëgiminë e “planeve të këqija të VMRO-DPMNE-së” kundër të cilave u protestua.
Nga nisma qytetare shtojnë se normalizimi i parimit se interesi publik në planifikimin e qytetit është punë e dikujt tjetër, jo e institucioneve, se vendi i gjelbërimit është në mal, por jo edhe në qytete, pajtimi që duhet të jetojmë në qytet të mbushur me njerëz pa hapësirë të mjaftueshme për lëvizje dhe cilësi minimale jetese, si dhe normalizim dhe tradhti ndaj shtetit ligjor, me parimin “me rëndësi po ndërtohet”.
“Ideja e krijimit të një Konkursi ubano-arkitekturor ishte që ta kthejmë kuptimin dhe vlerën e vërtetë të planifikimit strukturor dhe projektimit, siç është kudo në botë, ndërsa ishte praktikë edhe në vendin tonë. Konkursi hapi mundësi për planifikim urbanistik me zgjidhje dhe mendime më kreative, konkurruese dhe më konkurruese përmes projekteve, dhe jo planifikim dhe ndërtim mizor spekulativo-investitor. Për konkursin u ndanë mjete nga buxheti komunal, u formuan komisionet përzgjedhëse të ekspertëve dhe u shpërndanë punimet. Por, pushteti aktual komunal dëshiron t’i kontestojë me të gjitha forcat, madje edhe t’i fshehë nga publiku këto zgjidhje konkuruese të shpërblyera, të cilat është dashur të jenë bazë për një PDU të ri për Treskën”, thonë nga “Shansë për Qendrën”.
Ata thonë se ka kaluar gati një vit që kur kryetari aktual refuzon të organizojë prezantim publik të projekteve të marra nga konkursi, të cilat i cilëson si “të pazbatueshme”, edhe pse pas tyre qëndron një komision ekspertësh.
“Fatkeqësisht, përsëri po fiton urbanizimi spekulativ-investues, ndërsa Shkupi humbet mundësinë për zgjidhje të reja dhe moderne në hapësirë, për ruajtjen e gjelbërimit që tashmë ekziston dhe hapësirës së destinuar për qytetarët, jo vetëm për përfitimin e investitorëve”, thonë nga “Shans për qendër”.
Në të njëjtën kohë, shtohet se ndërkohë që zvarriten procedurat për hartimin e një plani të ri, investitorët në vend që të përpunojnë zgjidhjen më të mirë të vlerësuar nga konkursi po dërgojnë kërkesa për blerjen e pjesëve të tokës shtetërore në “Treskë” për rindërtimin e parcelave sipas planit urbanistik i cili është i paligjshëm.
“Një gjë të till ua mundëson ndryshimi i fundit i Rregullores për planifikim urbanistik, i cili është miratuar në mënyrë jo transparente nga Ministri i Transportit dhe Lidhjeve në maj të këtij viti. Rregullore që solli gjumë të qetë investitorëve”, thuhet në reagimin e tyre.
Reagimi nga “Shanse për Qendër” vjen pasi kryetari i Komunës së Qendrës, Goran Gerasimovski tha se pronarët e objekteve kanë filluar pastrimin e objekteve të vjetra në fabrikën “Treska”, gjegjësisht Komuna Qendër ka miratuar 13 nga gjithsej 36 kërkesa për nxjerrjen e vendimeve për heqjen e objekteve.
Por pasi zona të pastrohet, siç bëri të ditur kryetari i Komunës, objektet që ndodhen aty do të prishen.
“Me miratimin e këtij plani do të lehtësohej dukshëm procedura për ndarjen dhe miratimin e planit për zonën afër fabrikës Treska, duke i dhënë prioritet kësaj pjese të qytetit”, tha Gerasimovski.
- LEXO: Për 1.6 milionë euro më pak është shitur toka te Liqeni Treska, alarmojnë nga VMRO-DPMNE
- LEXO: Bexheti: Pas pastrimit të tërësishëm të Liqenit të Treskës, do të vijojnë procedurat për investime në këtë zonë
- LEXO: Komuna e Sarajit publikoi planin urbanistik për Liqenin e Treskës, Bexheti: Treska do të shndërrohet në një atraksion të vërtetë