Garip Kaba, nesër ulet në kolltukun e drejtorit të “Komunallno”

Garip, Kaba ish deputet dhe ish kryetar i Degës së P:DSH-së, në Strugë, prej nesër do të ulet në kolltukun e drejtorit të Ndërmarrjes Publike ”Komunallno” , ndërmarrje kjo që ka për detyrë  të mbaj pastër qytetin piktoresk dhe turistik të Strugës.

Kaba, do të vijë në këtë post, për të zëvendësuar ushtruesin e detyrës së drejtorit Aqif Ajro, i cili paraprakisht kishte zëvendësuar Petko Kutanoskin ,  e shkarkuar nga kryetari i Komunës, Ziadin Sela.

Drrejtori i ri, Kaba do të ballafaqohet me një sërë sfidash. Kjo, sepse sipas asaj që ka bërë publike paraprakisht ushtruesi i detyrës së drejtorit të kësaj ndërmarrjeje , Aqif Ajro, ajo ka një  borxh prej 43 milion denar, ndaj subjekteve tjera, ndërsa duke llogaritur edhe borxhin ndaj punëtorëve në emër të rrogave të prapambetura, ky borxh arrin në 63 milion denar.

Kaba, ndërkaq do të ballafaqohet edhe me sfidën e mbledhjes së borxhit që kanë subjektet e tjera ndaj ndërmarrjes që ai do të drejtojë, i cili, sipas vlerësimit të paraardhësit të tij, kapte vlerën e 73 milion denarëve.

Sfida, më e madhe e drejtorit Kaba, do të jetë mbajtja pastër e qytetit të bukur të Strugës. Ai ka deklaruar paraprakisht për  Portalb, se do të bëjë gjithçka që është në mundësitë e tij, që ta arrijë këtë synim madhor, duke pasur parasysh nevojën që ka qyteti turistik në këtë drejtim.

Lajme të ngjashme

Back to top button