“Punëtorët janë shteti”, sindikatat do të protestojnë në Shkup më 1 Maj për të drejtat e punëtorëve
“Punëtorët janë shteti” është slogani i protestës së Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) e cila do të mbahet në Ditën e Punës me 1 maj, në ora 12 përpara ndërtesës së LSDM-së. Protesta, siç thonë ata, organizohet për shkak të padrejtësive ndaj punëtorëve, njofton Portalb.mk.
Konfederatave e Organizatave Sindikale të Maqedonisë (KOSM) sot në konferencë për shtyp paralajmëroi se pasnesër do të marrë pjesë në protestën e Konfederatës së Sindikatave të Lira të Maqedonisë (KSLM) prej orës 1, dhe në protestën e Lidhjes së Sindikatave prej orës 12. Kryetari i KOSM, Marjan Risteski tha se atë e bëjnë pasi që tani nuk është koha për ndarje.
“Vlerësojmë se rritja e pagave të funksionarëve për 78% ose për 2.000 denarë në ditë, miratimi i punës 12 orëshe për një numë të madh të punëtorëve, ajo që i gënjyen të punësuarit në shëndetësi dhe që nuk ua rritën pagat, ajo që nuk e nënshkruan marrëveshjen kolektive për sektorin publik me të cilin të punësuarit do të ketë të drejtë K-15, janë motiv më shumë se i mjaftueshëm që të dilet në protestë në rrugë dhe të shprehet pakënaqësia”, porositën nga LSM.
Ne duam që për 1 Maj të marrim anë, të mbështesim një sindikatë ose tjetrin në protesta, lëmë që të gjithë qytetarët dhe anëtarët të kyçen vullnetarisht”, tha Risteski, duke shtuar se ai do të marrë pjesë në të dyja protestat.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë, Goce Dellçev Todev, porositi se KSLM nuk do të lejojë, siç tha, ashtu lehtë të kalojë dhe 60 orë pune të jetë koha e punës në të ardhmen.
Në lidhje me përçarjen e sindikatave, Risteski tha se këtë herë të gjithë do të jenë bashkë dhe potencoi se kjo është përpjekja e fundit që të kuptohet se nuk është koha për protesta paralele. Ai shtoi se më 1 Maj do të dërgojnë apel deri te dy sindikatat që të tentojnë nëse munden të mbajnë protestë bashkë.
Ndryshe, më 1 maj, miliona punëtorë në botë, zakonisht marrin pjesë në marshime dhe protesta për të shënuar, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.
Festa e 1 Majit, apo dita ndërkombëtare e punëtorëve lindi nga lufta botërore e punëtorëve për të afirmuar të drejtat e tyre e për të përmirësuar kushtet e jetesës. Pavarësisht se kremtimi i saj lidhet ngushtë me protestën e punëtorëve të Çikagos, përfunduar me gjak, historia e festës së punëtorëve fillon më herët se sa viti 1886.
“8 orë punë, 8 orë dëfrim e 8 orë gjumë”, kjo ishte parrulla e hedhur për herë të parë në Australi më 1855 e pastaj e përqafuar nga krejt lëvizja sindikaliste botërore. U hap kështu rruga për protesta të përgjithshme dhe u kërkua një ditë, pikërisht 1 maji, në të cilën të gjithë punëtorët të ushtronin presion për të drejtat e tyre.