Pasnesër nis ‘Baskerfest 2013’

Edicioni i sivjetmë i Festivalit ndërkombëtar rrugor “BASKERFEST” do të mbahet nën patronazhin e Qytetit të Shkupit, ndërsa organizator është Shoqata qytetare “One way”.

Hapjen spektakulare më 14.06.2013(e premte), në ora 19:00 do ta bëjë trupi italian “Il Posto”.

Trupi Italian do të ekzekutojë në të njëjtën mbrëmje, në ora 22:00 edhe në Portën Maqedonia, në sheshin e qytetit.

-Edhe sivjet mbështetës i këtij festivali të rëndësishëm është Qyteti i Shkupit, dhe të njëjtin e përkrah tetë vite me radhë.

Qytetarët e Shkupit edhe këtë vit, 10 ditë, do të kënaqen duke shikuar akrobacionet spektakulare të artistëve nga e gjithë bota.

Programi muzikor sivjet është përgatitur nga shumë bende muzikore me nota të rap, rege, rok dhe etno muzikës, ndërsa në suaza të festivalit do të mbahen rreth 30 koncerte.

Sivjet Baskerfesti do të disperzohet nëpër tërë Maqedoninë.

Në Baskerfestin e 8-të. do të marrin pjesë rreth 100 artistë nga njëzet vende të botës. 

Detajet e Programit të festivalit mund t’i gjeni në ueb faqen www.buskerfestmakedonija.com.

Lajme të ngjashme

Back to top button