Kërçova sot pa ujë

Në qytetin e Kërçovës, sot që prej orës 8 të mëngjesit është bërë ndalimi i ujësjellësit që furnizon më ujë qytetin dhe disa lagje përreth. Kjo vjen si pasojë e punimeve që bëhen në bulevardin “Oslloboduvanje” për tu vënë në punë gypat e ri të ujësjellësit. 

Në njoftimin për ndalesën e ujit nga ana e “NP Komunalec” thuhet që kjo do të zgjasë deri në orën 15. Për shkak të punimeve të vazhdueshme që bëhen rrugëve të qytetit, qytetarët gjatë muajve të fundit u është dashur shpesh të përballen me mungesën e ujit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button