Favoritët nuk lejuan befasi në LPFM

Ka përfunduar xhiroja e 27-të e Ligës së Parë të Maqedonisë, ku fitore të pritur kanë shënuar ekipet favorite.

Skuadra e Shkëndijës me një gol të vonshëm në minutën e 82-të, me anë të Radeskit ka marrë tri pikë në derbin e javës ndaj Pelisterit. Renova gjithashtu me vetëm një gol të shënuar e ka mundur Pobedën, ndërsa golashënues ishte Gafuri në minutën e 26-të. Shkupi ka marrë një pikë në ndeshjen e zhvilluar në Gjorçe ndaj Makedonija Gj.P., ndërsa rezultati përfundimtar ishte ai i fillimit 0:0.

Vardari ka marrë tri pikë të reja, kësaj radhe duke e mundur Sileksin në Kratovë. Rabotniçki ishte ekipi më efikas në këtë javë, duke shënuar fitore 3:1 ndaj Bregallnicës. / Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button