Siri, shumë të vrarë dhe të plagosur në sulmin ndaj autokolonës

Shumë persona e kanë humbur jetën në sulmin ndaj autokolonës e cila evakuonte civilë dhe ushtarë nga katër rajonet e okupuara në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve deri tek të cilat ka arritur gazetari i AA-së, autokolona e cila nga rajoni Madaja dhe Zebadani, në perëndim të Damaskut, ka transportuar 2.350 civilë, ka arritur mbrëmë vonë në qarkun Ramuse në perëndim të Halepit, i cili është nën kontrollin e regjimit të Asadit.

Bëhet fjalë për autokolonën me rreth 60 autobusë, të cilët në pikën e kontrollit ka pritur një orë pas mesnate.

Në të njëjtën kohë nga rajoni Fua dhe Kefreja të cilat janë nën kontrollin e forcave të regjimit në Idlib, sot në mëngjes kanë arritur pesë mijë civilë nga pjesët perëndimore të Halepit, më saktë në qarkun Rashidin.

Përderisa autokolona priste në pikën e kontrollit të forcave të regjimit në Rashidin, ka ardhur deri tek sulmi me bombë ndërsa me këtë rast shumë persona janë vrarë dhe plagosur.

Ende nuk dihet numri i saktë i viktimave nga ky sulm.

Qyteti Madaja është nën rrethimin e forcave të Bashar al Asadit dhe Hezbollahut libanez nga korriku i vitit 2015 ndërsa dhjetëra njerëz në dhjetor 2015 sipas të dhënave të Organizatës ndërkombëtare “Mjekët pa Kufij” në këtë qytet nën rrethim kanë vdekur nga uria.

Madaja dhe Zebadani ndodhen në jugperëndim të Sirisë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button