Mësohen referët e dueleve të javës së 24-t të LPFM-s

Të dielën do të zhvillohet xhiroja e 24-t, e Ligës së Parë të Maqedonisë, ndërsa në tërheqjen e shortit për të ndarë drejtësinë në këto ndeshje, Shkupit për herë të tretë do ti referojë Dimitar Meçkarovski. Ndërkohë në duelin Sileksi – Renova, sipas shortit do të ndajë drejtësinë Aleksandar Stavrev, gjyqtar që në të kaluarën ishte në qendër të kritikave nga ekipi tetovar, shkaku që sipas tyre kishte dëmtuar skuadrën e “gipspunuesve”.

Në derbin e Shkupit, ku takohen Vardari dhe Rabotniçki drejtësinë do ta ndaje Dejan Jakimovski, ndërsa në Tetovë në duelin Shkëndija – Makedonija Gj.P., Marjan Gocevski. Në duelin Pobeda – Bregallnica do të referon Marjan Eckoski. /Portalb.mk/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button