Mogerini: Mbrojtja evropiane nuk do të ballafaqohet me probleme më serioze për shkak Bregzit

Mbrojtja dhe misionet ushtarake të BE-së nuk do të ballafaqohen me probleme të mëdha për shkak të Bregzitit, deklaroi përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini.

Ajo në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s, theksoi se kontributi i Britanisë është tre për qind e kapacitetit të qytetarëve të BE-së dhe pesë për qind të operacioneve ushtarake.

“Ky është kontribut i vlefshëm, por sigurisht edhe pa të veprimtaritë e BE-së në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë mund të vazhdojnë të punojnë në mënyrë të shkëlqyer. Kjo nuk është pjesë, të cilën vendet e tjera anëtare nuk mund ta plotësojnë pasi britanikët ta braktisin BE-në”, theksoi Mogerini.

Shefja e diplomacisë evropiane shfaqi shpresë se “mund të ndërtohet bashkëpunim i mirë dhe stabil në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë edhe pas Bregzitit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button