Renova merr një pikë në Shkup

Java e 21 e Ligës së Parë të Maqedonisë ka filluar sot me duelin e zhvilluar në mes Rabotniçkit dhe Renovës. Edhe pse është cilësuar si ndeshje derbi, dy ekipet nuk kanë arritur të shënojnë në portat kundërshtare, duke e mbyllur ndeshjen në barazim 0:0.

Skuadra e Renovës kishte kontroll të vazhdueshëm të lojës, me shumë pasime të sakta dhe katër raste të pastra për të shënuar.

Me pikët e ndara Rabotniçki është ngjitur në pozitën e 3-të me 33 pikë, ndërsa Renova mbetet e pesat me 28 pikë.

Kampionati i Ligës së Parë vazhdon nesër me ndeshjet tjera, ku në qendër të vëmendjes  do të jetë dueli në Tetovë ku takohen Shkëndija dhe Shkupi, Bregallnica – Sileksi, Makedonija Gj.P. – Pelisteri dhe Pobeda – Vardari. Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 14:00. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button