Blushi: S’kemi nevojë për qeveri teknike, por për votim elektronik

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi nga Vlora deklaroi për herë të dytë se refuzon ftesën e Partisë Demokratike për protestën pasi sipas tij vendi nuk ka nevoje për qeveri teknike.

Blushi deklaron se kjo qeveri që është “qeveri teknike” dhe nuk po kryen dot asnjë nga premtimet që ka mbajtur.

Siç duket Blushi ka ‘refuzuar’ kërkesën e Partisë Demokratike, pas thirrjes që kreu i saj i opozitës i bëri thirrje ish-deputetit të PS-së që t’i bashkohet ‘çadrës së lirisë’, transmeton Albeu.

Qeveria teknike është një nga kërkesat e opozitës, e cila proteston për të 15 ditë radhazi përpara Kryeministrisë Deputeti Blushi tha se i vetmi premtim që mbajti kjo qeveri teknike, ishte kanabizimi i Shqipërisë.

Blushi theksoi se e rëndësishme është të hyjmë në zgjedhje me standarde pozitive, ndërsa sugjeroi votimin elektronik.

Nga çadra, e ngritur enkas për mbledhjen e firmave që do i paraqiten KQZ-së për regjistrimin e LIBRA si forcë politike në garën zgjedhore të 18 qershorit, Blushi tha se parashikohet që të mblidhen vetëm në pak ditë rreth 10 mijë firma.

Po ashtu ai pohoi se shpreson që Rama mos t’ja bllokojë kandidaturën, siç i pengoi garën për kryetar të PS-së, përballë tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button