Rabotniçki fiton derbin e qytetit, Shkëndija në formë

Xhiroja e 15-të e Ligës së Parë të Maqedonisë në futboll ka sjellë befasi, pasi që Rabotniçki i ka shkaktuar disfatën e parë ekipit të Vardarit, duke e mundur me rezultat 3:0.

Edhe pse para ndeshjes, askush nuk e kishte menduar se Rabotniçki do të jetë dominues në derbin ndaj liderit dhe kampionit aktual, në fushë ka ndodhur gjithçka ndryshe. Fillimisht Suat Sahiti kishte shënuar për avantazhin e parë me 1:0, ndërsa më pas Filip Duranski katër minuta para fundit ka shënuar për 2:0, ndërsa Ivanovski ka vulosur fitoren e madhe në derbin e qytetit të Shkupit.

Ndërkohë Shkëndija e Tetovës ka vazhduar serinë e fitoreve, duke e mundur me shumë lehtësi Makedonija Gj.P me rezultat 0:4. Dy gola të Ferhan Hasanit dhe nga një të Besart Ibraimit dhe Artim Pollozhanit kanë mjaftuar që kuqezinjtë të afrohen në vetëm katër pikë diferencë ndaj Vardarit.

Nga ana tjetër Renova ka nxjerrë një barazim falë kohës shtesë, kur ishte në disavantazh nga Sileksi, që deri në minutën e katërt të kohës shtesë ishte para triumfit. Por falë golit të Fisnik Nuhiut Renova ka marrë një pikë. Shkupi është mundur si mysafire nga Pelisteri në Manastir me rezultat 2:0

Fitore të madhe në duelin e dy ekipeve të pjesës së poshtme ka shënuar Pobeda ndaj Bregallnicës, me rezultat të ngushtë 2:3.

Tabela: 1.) Vardari 34 pikë, 2.) Shkëndija 30, 3.) Pelisteri 28, 4.) Rabotniçki 23, 5.) Renova 20, 6.) Sileksi 19, 7.) Shkupi 15, 8.) Pobeda 14, 9.) Makedonija Gj.P 10, 10.) Bregallnica 8 pikë. /Portalb.mk/

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button