Skamja

Eh… Sa fjalë e rënde,sa hidhët tingëllon femijë, të ritur, pleq vuajnë nga ky fenomen a thua vallë përse? A thua vallë këto njerez nuk janë si të gjithë njerzit të cilët jetojnë në lukse e barkun plot të ngopur? Ah fëmijëri e mjerë për femijët e varfër, nuk janë si të gjithë fëmijët e tjerë të cilët shkojnë në shkollë me robat më të mira dhe me çantën plot libra. Lotët e tyre pikojnë si pika shiju tek fëtyrat engjëllore, shputat e tyre te vogla rinë zbathur gjatë dimrit eh…sa të pafajshëm janë ato.

Sot nëpër rrugët e botës ke plot fëmijë të cilët enden rrugës për të siguruar një kafshatë buke, sot ka plot familje të cilët rrinë dhe e bëjnë jasht dimrin duke mos pasur kulm mbi kokat e tyre ,sot plot pleq flejnë në qiellin e hapur në gjitha stinët.

Ku është humanizmi? Apo njerzit sot janë të deindividualizuar dhe e kanë humbur “njerzillëkun” mbrenda tyre? Kur Zoti e krijoj njerzimin Ai nuk bëri dallime mes tyre e kush jemi ne të bëjmë një gjë të tillë?

Isha duke i bërë vetes pyetje se një shoqëri e shëndoshë a do ta lejonte ketë,a do lejonte që të bëjë dallime mes shtresave, apo ne i përkasim asaj shoqërije e cila mendon se nje sadaka e vogël do të pakësonte pasurinë tonë?

Sot në këtë kohë ku jetojmë qentë e të pasurve hanë më mirë se fëmijët e të varfërve. Njerzit e tillë mendojnë se janë duke udhetuar me anijen e tyre të sigurtë në oqeanin e madh,mirpo në të vërtetë ata skanë fare anije. Të jesh i varfër në këtë kohë është e vështirë sepse etikohen me fjalët më të rënda si: “Të paaftë, qent e rrugëve,dhe lypsar” , mirpo ato janë njerëzit më me zemër të madhe dhe më të dashurit e Zotit ,dhe më të sprovuarit nga ana e Tij.

Ajo e cila e bën njeriun të dallohet nga qeniet tjera është vetëdija, ne jemi të vetëdijshëm për çdo problem që ndodh në vendet tona prandaj le të jemi prej asaj shoqërije ku hallet e këtyre njerëzve të cilët janë në nevojë ti shikojm si problem i rëndësishëm që i përket shoqërisë tonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button