Pelisteri e mundi Renovën në miqësore

Të përzgjedhurit e trajnerit tetovar të skuadrës së Renovës, ka vazhduar me ndeshjet kontrolluese që po zhvillon gjatë fazës përgatitore në Ohër. Ndeshja e radhës që ka luajtur Renova, ishte ajo kundër Pelisterit nga Manastiri. Dueli në mes dy skuadrave nga Liga e Parë që u zhvillua në stadiumin “Burimet e Biljanës” , ka përfunduar me fitoren e manastirasve me rezultatin 0:2 (0:1), me golat që i kanë shënuar Lamçevski në minutën e ‘18 dhe Kovaçev në minutën e ‘75-të. 
Sipas informacioneve nga Ohri mësohet se futbollistët e Renovës kanë pasur disa raste, ku do të kishim veçuar ato të Lavdrim Skenderit, Emran Ramadanit, Elmedin Rexhepit dhe Dushan Simovskit në pjesën e parë dhe në pjesën e dytë ato të Agron Memedit i cili ka goditur shtyllën dhe e Saimir Fetait. Por këto do të mbesin vetëm sa për statisktikë, pasi që fitorja dhe golat ishin për Pelisterin. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button