Kosova: Pa dëshmi nuk do ti ekstradojmë dy të akuzuarit për ‘Monstra’

Dy të akuzuarit për rastin e vrasjes së pesëfishtë para dy viteve afër liqenit të Smillkovcës në Shkup, Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq nuk do të ekstradohen nga Kosova deri sa prokuroria maqedonase të dërgojë dëshmi në Ministrinë kosovare të drejtësisë.

Avokati Naser Raufi bën të ditur për Portalb se procedura është ndaluar nga ministria pasi që përveç aktakuzës duhet prokuroria maqedonase të jep prova se ata dy janë përfshirë në krimin makabër.

“Sot kishte seancë në gjykatë ku u pa se ai eksperti nuk e kishte idenë se nga ku është marrë materiali për analiza të veturës Opel e cila thuhet të jetë përfshirë në krim ndërsa ne se kemi parë. Bile, ekstradimi i Demirit dhe Ismailoviqit mund të mos bëhet sepse nga prokuroria jonë nuk kanë dërguar dëshmi se ata janë kryerës të krimit. E kanë dërguar vetëm akt-akuzën por kjo nuk mjafton” tha Raufi.

Ndryshe, ky proces gjyqësor pritet të mbarojë së shpejti dhe të dihet verdikti i Gjykatës.

Lajme të ngjashme

Back to top button