Nebi Mustafi tërhiqet nga futbolli

Kapiteni legjendar i KF Shkëndija, Nebi Mustafi ka komunikuar tëheqjen e tij nga futbolli aktiv.

Mustafi vendimin e ka marë pasi ka vlerësuar se tani është momenti i duhur për të bërë një gjë të tillë.

“Unë prej fillimit kam thënë, posaçërisht herën e fundit kur jam angazhuar potencova se do të largohem atëherë kur do të ndjej se ekipi nuk ka nevojë për mua dhe kur do shof se ka forca të reja në skuadër të cilët duhet të luajnë. Unë mund të them se nga ky moment tërhiqem nga futbolli aktiv”, është shprehur Nebi Mustafi, i cili ka shtuar se është krenar për gjithçka që ka arritur me fanellën ‘kuqezi’. 

“Dua të potencoj se jam krenar për gjithçka që kam arritur dhe për faktin që isha pjesë e Shkëndijës në tre momente kyç. E para është kur për herë të parë në histori kjo skuadër u inkuadrua në Ligën e Parë. Rasti i dytë ishte kur dolëm kampion dhe unë isha kapiten i skuadrës, ndërsa fituam edhe Super Kupën dhe debutuam në Evropë. Si moment të tretë tejet të rëndësishëm dua të potencoj hyrjen e kompanisë ‘Ecolog’ dhe kryesisë së re dhe unë isha kapiten i kësaj skuadre që besoj se me këtë kuadër të ri do të organizohet në nivele të larta”.

“Për fund dua që të falemenderoj të gjithë që më kanë mbështetur gjatë gjithë këtyre viteve në futboll. Familja ime, shokët, gjithë bashkëlojtarët dhe gjithë trajnerët me të cilët kam bashkëpunuar dhe gjithë gazetarët që më kanë përcjellur me lavdat dhe kritikat e tyre. Falemenderim shumë i madh për gjithë tifozët që më kanë mbështetur, veçanërisht tifozët e Shkëndijës. Faleminderit të gjithëve për gjithçka”, ishin fjalët e Nebi Mustafit.

Lajme të ngjashme

Back to top button