Ish-kampioni boteror ne shah Kasparov kerkon shtetesi kroate

Ish-kampioni botëror në shah dhe kritik i njohur i regjimit të presidentit rus Vlladimir Putin, Gari Kasparov, ka kërkuar shtetësi kroate dhe me siguri do të marrë, shkruan gazeta kroate “Sllobodna Dalmacija”.

Për momentin në vijim është procedura e zakonshme, e paraparë për të huaj, pohon Ministria kroate e Punëve të Brendshme.

Kasparov shumë shpesh qëndron në Kroaci. Çdo vit ai e kalon verën në Makarska, qytezë e vogël në Detin Adriatik, e cila ndodhet në 60 kilometra në juglindje të Splitit dhe mirë e flet gjuhën kroate.

Në fund të nëntorit ai kërkoi edhe shtetësi letoneze. Kasparov ëstë njëri nga veteranët e opozitës ruse dhe gjatë viteve të fundit kaloi mjaft kohë në vendet e huaja.

Lajme të ngjashme

Back to top button