FC Shkupi zyrtarizohet edhe në FFM

Të njeten zyrtarisht edhe Federata e Futbollit të Maqedonisë, ka pranuar emrin e ri të FC Shkupi, duke lënë pas vete emrin FK Korzo, me të cilin emër FC Shkupi kishte luajtur gjatë sezonit vjeshtor, shkaku i fuzionit që kishte bërë me këtë skuadër, për inkuadrim në Ligën e Dytë .

Vetëm disa ditë para se të përfundonte viti 2013, Regjistri Qendror i RM-së, kishte lëshuar letrën zyrtare se FK Korzo emërtohet në FC Shkupi.

Kryesia e klubit menjëherë në fillim të janarit të këtij viti ka lëshuar dokumentacionin për edhe në zyret e FFM-së, e që në mbledhjen e fundit që ka mbajtur komisioni i FFM-së, për verifikim dhe liçencim ka pranuar dhe regjistruar FC Shkupin me emrin zyrtar, me të cilin edhe do të luajnë që nga fillimi i sezonit pranveror. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button