Gostivar, tre vajza kanë tentuar t’i marrin jetën vetes duke pirë tableta

Tre raste të helmimit me përdorimin e sasive më të mëdha të tabletave, janë regjistruar në Gostivar brenda një nate. Një banore e fshatit Vrapçisht është dërguar në repartin e Toksikologjisë në spitalin e Shkupit. Në dy raste të tjera bëhet fjalë për vajza të moshës së re.

Sipas Informatave të policisë së Tetovës, pas mesnate në spitalin e Gostivarit është dërguar një 26 vjeçare nga fshati Vrapçisht e cila kishte marrë dozë të tepruar të tabletave të llojeve të ndryshme dhe pas intervenimit të mjekëve jo është dërguar në spitalin e Shkupit

Me simptome të helmimit, mbrëmë janë dërguar në spitalin e Gostivarit edhe dy vajza të moshës 17 vjeçare dhe 16 vjeçare. Këta vajza kanë tentuar që të bëjnë vetëvrasje duke konsumuar tableta të llojeve të ndryshme, por kanë kaluar pa problem serioze dhe pas ndihmës mjekësore janë lëshuar në shtëpi.

Sipas të të dhënave të policisë, në njërën nga këto raste tentimi për vetëvrasje ka pasur si motiv dashurinë ndërsa në një rast tjetër problemet shkollore kanë qenë motivi për tentim vetëvrasje.

Lajme të ngjashme

Back to top button