Kaçe mohon kategorikisht largimin nga kombëtarja e Shqipërisë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Ergys Kaçe përmes një postimi në Facebook ka mohuar të gjitha zërat për largimin e tij nga kombëtarja e Shqipërisë.

Ditë më parë ishte raportuar se Kaçe e De Biasi kanë pasur një konflikt në prag të dy ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2018 pas mos ftesës në kombëtare të futbollistit shqiptar, transmeton Koha.net.

“Dua të përgënjeshtroj një lajm të nxjerrë nga mediat për largimin tim nga kombëtarja shqiptare si shkak mos përputhje me trajnerin tonë Gianni De Biasi. Ky lajm nuk është aspak i vërtetë”, ka shkruar Kaçe.

Ai më tutje ka thënë se, “kurrë nuk do të largohesha nga kombëtarja e Shqipërisë, për asnjë lloj arsye”.

“Për ekipin tonë kombëtar kam ndenjur edhe në stol, në tribunë, por edhe në formacion, dhe kam respektuar gjithmonë zgjedhjen e trajnerit. Shqipëria apo kombëtarja shqiptare është prejardhja ime, është atdheu im, pavarësisht se unë jam rritur në një shtet tjetër nuk e kam mohuar kurrë atdheun tim dhe jam shumë krenar që jam shqiptar”, ka thënë Kaçe.

Më tutje ka thënë se është i lumtur kur Shqipëria fiton pavarësisht se ku gjendet ai.

“Theksaj për ‘lajmet falco’ dhe të pavërteta që unë, si Ergys Kaçe, jam i lumtur në çdo moment kur kombi im fiton, pavarësisht a jam në stol, në tribunë, apo në formacion. Shqipëria mbi të gjitha”, ka shkruar mesfushori shqiptar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button