Shesheli kërkon ndërprerjen e dialogut Kosovë – Serbi

Lideri i Partisë Radikale Serbe (SRS), Vojisllav Sheshel, në Kuvendin e Serbisë, sot ka kërkuar ndërprerjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuara nga Bashkimi Evropian në Bruksel.

Këtë thirrje ai e ka bazuar në vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për miratimin e Ligjit për gjigantin metalurgjik, Trepça, por edhe për çështjen e Telekomit, raporton Koha.net.

Shesheli e ka quajtur të gabuar dhe kundërkushtetues tërë procesion dialogues mes dy vendeve, por thotë se tani është momenti i fundit që Qeveria serbe të tërhiqet nga këto bisedime.

“Serbia është e ekspozuar ndaj presioneve të reja, po donë ta plaçkitin, t’ia marrin Trepçën, Telekomin e Gazivodën. Duhet të merret vendimi që Qeveria e Serbisë refuzon të vazhdojë procesion e dialogut derisa nuk realizohet koncepti i Asociacionit të komunave serbe”, ka thënë Sheshel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button