Ancelotti e pranon: Gabuam me Ozilin
Trajneri i Realit të Madridit, Carlo Ancelotti me ne fund pranon se është penduar që la të largohej mesfushorin gjerman Mesut Ozil. Në një intervistë të tij tekniku Italian deklaroi se transferimi I Ozil në verën e vitit të kaluar nga Reali te Arsenali për vlerën e 45 milon eurove, ishte ndoshta një gabim i tij dhe i drejtuesve të klubit madrilen.
“Besoj së bëmë një gabim shumë të rëndë që e lamë Ozilin të largohej. Ai e ndihmonte shumë skuadrën dhe është një futbollist me talent të madh”.
Në vijim Ancelloti foli edhe për dyshen e Realit, Ronaldo dhe Bale.
“ Cristiano është futbollisti jonë më cilësor. Bale akoma ka disa vështirësi me përshtatjen por shumë shpejtë do të japë maksimumin e tij.”
Më tej ish tekniku i Paris Saint Germain dha një koment sesi i menaxhon ai futbollistët te Los Blancos.
“ Nuk ka asnjë formulë magjike për të menaxhuar yjet. Filozofia ime është e thjeshtë; I respektoj si profesionistë që janë dhe shpresoj që edhe ata të më respektojnë mua”.
Ancelotti foli edhe për ndryshimin që ka midis kampionatit francez dhe atij spanjoll.
“ Të dy ligat bëjnë pjesë në shkolla të ndryshme futbolli. Kampionati francez është më shumë fizik , ndërsa në atë spanjoll zhvillohet një futboll i bukur i cili e ka bërë atë Ligën më poullore në Botë.”
Në fund të intervistës tekniku Italian dha mendimin e tij edhe për favoritët për fitimin e Kupës së Botës Brazil 2014 .
“ Mendoj se Brazili dhe Spanja janë një hap përpara, por edhe ekipet e tjera mund ta fitojnë kompeticionin. Italia për momentin nuk ka një skuadër shumë të fortë, por për vetë historinë që kemi në Kupën e Botës ne mund të zhvillojmë një turne të mirë në Brazil.”