Hummels nuk mendon për Barcelonën

Qendërmbrojtësi i Borussia Dortmundit, Mats Hummels ka mohuar rëndësinë e faktit se është duke mësuar gjuhën spanjolle, duke insistuar se nuk shpreson të transferohet në Barcelonë.

Reprezentuesi gjerman ka kontratë me Dortmundin deri më 2017, por spekulohet me kalim në ‘Nou Camp’. Mirëpo, Hummels ka insistuar se nuk do të lëvizë nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

“Kam mësuar spanjollisht nga klasa e shtatë. Por, sinqerisht nuk mendoj për Barcelonën. Objektivi im është rikthimi nga lëndimi për ndeshjen kundër Eintracht Frankfurtit. Dua të përfundoj me sukses programin e rehabilitimit”, deklaroi 25-vjeçari për ‘Bild’.

Lajme të ngjashme

Back to top button