Shkëndija me lehtësi mori tri pikë në Tetovë

Skuadra e Shkëndijës ka arritur të fitojë ndeshjen ndaj ekipit të Makedonija Gj.P., me rezultat 3:0, ndeshje kjo e xhiros së gjashtë të Ligës së Parë. Ferhan Hasani ka shenuar dy gola, ndërsa një ka qenë autogol.

Me këtë fitore Shkëndija mbetet në pozitën e katërt me 10 pikë dhe një ndeshje më pak se skuadrat e kreut, Vardari 16 pikë, Rabotniçki 13 dhe Pelisteri me po 10 pikë.

Në ndeshjen derbi të xhiros Vardari e ka fituar Rabotniçkin me rezultat 1:0, ndërsa në barazim janëndarë pa gola Sileksi – Renova dhe Pobeda – Bregallnica.
Dje Shkupi e ka fituar Pelisterin 2:1. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button