Në Tunizi zgjatet gjendja e jashtëzakonshme

Tunizia sot për një muaj ka vendosur për të vazhduar gjendjen e jashtëzakonshme, të vendosur në nëntor të vitit të kaluar pas sulmit në të cilin humbën jetën 12 pjesëtarë të gardës presidenciale tuniziane, njoftoi Presidenca e këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin theksohet se presidenti i Tunizisë, Beji Caid Essebsi, pas konsultimit me kryeministrin dhe kryetarin e kuvendit popullor për çështje të sigurisë nacionale, mori vendim për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme duke filluar nga 19 shtatori.

Kjo është hera e tretë e zgjatjes të gjendjes së jashtëzakonshme në Tunizi që kur u vendos kjo masë më 24 nëntor të vitit të kaluar, kur gjatë një sulmi ndaj autobusit të sigurimit të presidentit u vranë 12 persona.

Tunizia gjatë vitit të fundit ka qenë objektiv i edhe tre sulmeve terroriste, në muzeun Bardo, në plazhin Souesseu dhe në kryeqytet, në të cilat humbën jetën dhjetëra persona, prej të cilëve shumica ishin turistë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button