Faleminderit Shkëndijë për kënaqësinë europiane!

Ndeshja kthyese e zhvilluar në Arenën Filipi i Dytë mes Shkëndijës dhe Gent ka perfunduar me rezultat 0-4 për skuadrën mysafire, raporton Portalb.

Fillimi i ndeshjes u karakterizua me një atmosferë të zjarrtë nga të pranishmit në stadium. Fillimi i pjesës së parë u dominua më lojë nga skuadra mysafirë ku në minutën ë 24’ Genti më anë të Sevn Kums provoi nga distanca një gjuajtje të fort në drejtim të portës, mirëpo portieri i Zahov bëri pritje të shkëlqyer. Shkëndija teksa po zhvillohej minuta ë 27 ë ndeshjes Besart Ibraimi provoi nga distanca mirëpo gjuatja ë tij u ndal nga lojtarët kundërshtarë. Gjatë minutave në vazhdim të dyja skuadrat treguan lojë të balancuar.

Në minutën e 40 Shkëndija bëri zëvendësimin e parë, nga loja u nxorrë Shqipërim Arifi ë ndërsa në vend të tij u fut Marjan Radeski.

Genti edhe gjatë minutave të fundit të pjesës së parë provonte të gjëj golin, mirëpo thuajse të gjitha gjuajtjet ishin jashtë portës.

Fillimin e pjesës së dytë Genti e nisi ndeshjen me një zëvendësim. Nga loja u largua numri 23 Lasse Nielsen kurse në vend të tij u fut Nana Asare.

Në minutat e para të pjesës së dytë Shkëndija e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme ku krijoi disa raste për shënim, por pa fat. Pas një aksioni të ndërmarrë skuadra e Gentit arriti që në minutën e 60 të kalojë në epërsi më anë të numrit 7 Kalifa Coulibaly i cili shënoi për 0-1. Pas pranimit të golit gjegjësisht në minutë ë 62, Shkëndija ndërmori aksion për të sulmuar portën kundërshtare mirëpo ai u pëngua dhe referi nuk akordoi penallti.

Minuta e 65 përsëri solli një rast të shkëlqyer për mysafirët. Mossë Simon doli para portës i vetmuar, mirëpo topi shkoi për skaj portës. Mysafirët vazhduan të dominojnë ndeshjen me raste për shënim dhe goli i dytë erdhi sërish nga Kalifa Coulibaly në minutë ë 67. Edhe ne vazhdim Gent nuk u ndal, rasti për shënim erdhi në minutën e 79 ku Moses Simon provoi nga distanca, por u ndal nga protieri Zahov. Goli i tretë erdhi ne minute e 81 nga futbollisiti i futur në lojë si rezerivist, Jeremy Perbet.

Fitorja e skuadrës mysafire u vulos nga braziliani Renato Meto në minutën e 86. Për 90 minuta sa zgjati takimi mijëra shqiptar nuk u ndalën me brohoritjet e tyre në mbështetje të skuadrës tetovare.

Edhe pse Shkëndija nuk arriti të kualifikohet ne grupet e Liga Evropës, gjithsesi ka treguar se është shumë afër ekipeve të mëdha evropiane, duke eliminuar tri ekipe më parë, si Cracovia, Neftchi dhe Mlada Boleslav./PORTALB

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button