Përmbytjet: Avanci i Qeverisë nuk plotëson nevojat elementare

Me 500 eurot e ndara nga qeveria banorët e lagjeve të vërshuara nuk do të mund të pajisen me gjërat elementare, përfshi edhe ato ushqimore. 500 euro avancë nuk mund ti rikthej as për së afërmi shtëpitë e dëmtuara në gjendje banimi. Të anketuar nga Alsat ata shprehen të revoltuar, dhe avansin prej 500 eurove e konsiderojnë tallje dhe lojë ndjenjash, transmeton AlsatM.

“Asgjë nuk mund të blejmë me 500 euro, tepihët krejt kanë shkuar, s’kemi çka të bëjmë se për të dalë nuk dalin”.

“Veç për haje për pijë, për haje për pijë për çdo të dalin? Asgjë nuk mund të dalin, shtëpia nuk mbarohet me 500 euro veç për pije dhe haje”.

“S’ke çka bën me 500 euro me 500 euro nuk mund të blesh asgjë , skam ku të shkojë as për të nuk jemi në lista ka katër ose ditë dhe s’jemi askund”.

Nga ana tjerë kryetari i komisionit për vlerësimin e dëmeve Ejup Halimi thotë se ata kanë vështirësi për grumbullimin të dhënave të sakta dhe për këtë ata deri më tani kanë grumbulluar të dhëna për 2150 familje ndërsa të tjerat janë në proces e sipër. Sipas Alimit numri i saktë i të dhënave do të mund të bëhet pasi të përfundojë i gjithë procesi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button