Genti i frikshëm do të vjen në Shkup

Skuadra e Gentit që është kundërshtare e Shkëndijës në ndeshjen e “Play-Off”-it në kuadër të kualifikimeve për fazën e grupet e të Liga Evropës, është treguar e frikshme në ndeshjen ndaj Westerlos, duke shënuar fitore të lartë 4:2. Edhe pse Genti u gjet në disavantazh në minutën e 22-të, ata u rikthyen fuqishëm në lojë duke shënuar katër gola në portën kundërshtare.

Fillimisht në minutën e 47′ ka barazuar Jeremy Perbet në 1: 1, ndërsa në minutën e 69′ dhe 76’kaloi në avantazh me dy golat që shënoi Danijel Miliçeviç për rezultat 3:1. Golin e katërt për Gentin e shënoi në minutën e 87′ Kenneth Saief, ndërsa rezultati përfundimtar Gent – Westerlo 4:2 u shënua në minutën e 88’ nga Elton Acolatse.

Edhe pse Gent do të luajë të enjten në Shkup ndaj Shkëndijës, nuk kishte kërkuar të anulojë ndeshjen, ashtu sikurse bëri skuadra shqiptare. Ky rezultat duhet të jetë një paralajmërim për ekipin kuqezi që të përgatitet maksimalisht mirë, ndërsa tribunat e stadiumit “Filipi i Dytë”, duhet të jenë të stërmbushura për ti dhënë përkrahje Shkëndijës në një ndeshje kur mund të shënohet një tjetër sukses i madh historik, jo vetëm për klubin por edhe futbollin në Maqedoni. Ndeshja e dytë e “Play-Off”-it të Liga Evropës do të luhet më 25 gusht në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup me fillim në orën 20:00. Nga e hëna në shitje do të jenë biletat për tribunën e jugut dhe lindjes, ndërsa në qoftë se interesi do të jetë në nivelin e pritur, do të kërkohet të hapen dyert edhe të tribunës perëndimore. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button