Somali, 13 të vdekur nga dy sulme vetëvrasëse

Së paku 13 persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë sulmit të dyfishtë vetëvrasës nga ana e grupit militant al-Shabaab në Somali, bëri të ditur policia, raporton Anadolu Agency (AA)

Sulmet, në Galkayo, kryeqyteti i rajonit veri-qendror në Mudug, po ashtu shkaktuan dëme të mëdha materiale, raportoi agjencia kombëtare somaleze e lajmeve Sonna.

“Fillimisht shpërtheu një autobombë, më pas një sulmues me bombë hodhi veten në erë në stacionin qeveritar lokal afër një dyqani”, raportoi agjencia Sonna.

Shpërthimet u shoqëruan edhe me shkëmbim zjarri mes sulmuesve të tjerë dhe forcave të sigurisë para ndërtesës bashkiake. Pjesa e qytetit ku ndodhën sulmet është e kontrolluar nga shteti rajonal Puntland, një rajon i vetëshpallur autonom.

Grupi militant al-Shabaab ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button