6 vite pas zjarrit të madh, Notre Dame rihapet për vizitorët në dhjetor 2024

Rindërtimi i katedrales Notre Dame po përparon mjaft shpejt për ta lejuar atë të rihapet për vizitorët dhe adhuruesit në fund të vitit 2024, pas 6 vitesh nën rikonstruktim, pasi një zjarr shpërtheu çatinë e saj, thanë zyrtarët francezë të hënën, raporton ABC.

Spira ikonë e katedrales, e cila u shemb nga zjarri, gradualisht do të fillojë të rishfaqet në majë të monumentit këtë vit, sipas gjeneralit Jean-Louis Georgelin, i cili është përgjegjës për projektin kolosal.

“Kthimi i majës në qiellin e Parisit do të jetë, për mendimin tim, simboli se ne po fitojmë betejën e Notre Dame”, tha ai për Associated Press.

Autoritetet franceze kanë bërë zgjedhjen për të rindërtuar monumentin e shekullit të 12-të, një kryevepër e arkitekturës gotike, të njëjtë siç ajo ishte para se të digjej.

Ndërkohë, një ekspozitë e titulluar “Notre-Dame de Paris: në zemër të sheshit të ndërtimit” u hap për vizitorët të martën në një objekt nëntokësor përballë katedrales. Vizitorët do të jenë në gjendje të mësojnë për ecurinë e punës së rindërtimit dhe gjithashtu do të shfaqen disa mbetje nga zjarri dhe vepra arti nga katedralja, sipas france24.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button