Irani dënoi me vdekje një gjermano-iranian, nën akuza se ishte lider i një “grupi terrorist”

Një gjykatë në Iran ka dënuar me vdekje disidentin gjermano-iranian Jamshid Sharmahd, nën akuzat e “korrupsionit në Tokë”, raporton BBC. Sharmahd 67-vjeçar, që jetonte në SHBA, besohet se u kidnapua nga agjentët iranianë në Dubai në vitin 2020 dhe më pas me forcë u dërgua në Iran nëpërmjet Omanit, raporton Koha.net.

Irani e akuzoi atë se ishte lider i një grupi terrorist pro-monarkist.

Ai mohoi pretendimet dhe një grup i të drejtave të njeriut kishte paralajmëruar se ai do të përballet me një gjyq jashtëzakonisht të padrejtë pasi do të detyrohet ta pranojë fajin.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, e ka quajtur “totalisht të papranueshëm” këtë dënim.

“Ne i bëjmë thirrje Iranit që të korrigjojë mangësitë në procesin e apelit, të korrigjojë vendimin në përputhje me rrethanat dhe të përmbahet nga dënimi me vdekje, Vendosja e dënimit me vdekje ndaj Z. Sharmahd do të provojë një reagim të fortë”, ka thënë Baerbock.

Dënimi vjen disa javë pasi Irani ekzekutoi shtetasin britaniko-iranian, Alireza Akbari, ish-zëvendësministër i Mbrojtjes. E ekzekutoi nën akuzat për spiunazh në Britani të Madhe.

Gjykata Revolucionare në Teheran e shpalli fajtor Jamshid Sharmahdin për “përhapjen e korrupsionit në Tokë përmes planifikimit dhe udhëheqjes së operacioneve terroriste”, ka njoftuar agjencia iraniane e lajmeve “Mizan”.

Pretendoi se ai udhëhoqi një grup terrorist të njohur si “Tondar” dhe kishte “planifikuar 23 sulme terroriste, ku pesë prej tyre ishin të suksesshme, përfshirë bombardimin e një xhamie në Shiraz në vitin 2008, ku u vranë 14 persona”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button