U shmang sulmi terrorist në Greqi, arrestohen dy persona

Dy persona të akuzuar se po planifikonin atentate ndaj një restoranti hebre në qendër të Athinës janë arrestuar, raporton EN. Policia në kryeqytetin grek beson gjithashtu se të arrestuarit mund të kishin planifikuar sulme ndaj objektivave të tjerë civilë, që mund të kishin shkaktuar shumë viktima.

Dyshja është arrestuar për akuza të lidhura me terrorizmin. Një i dyshuar i tretë që nuk ndodhej në Greqi është shpallur në kërkim.

Ka qenë agjencia izraelite e spiunazhit, Mossad, që ka ndihmuar palën greke në hetime dhe që ka deklaruar se të arrestuarit ishin pjesë e një rrjeti terrorist iranian.

Ndërsa autoritetet greke kanë saktësuar se të dyshuarit kishin zgjedhur një objektiv me rëndësi simbolike dhe po bënin përgatitjet e fundit për sulmin.

“Synimi i tyre ishte jo vetëm të vrisnin të pafajshëm, por edhe për të minuar ndjesinë e sigurisë në vend dhe për të dëmtuar marrëdhëniet ndërkombëtare të Greqisë”, thuhet në një komunikatë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button