SHGM shënoi tendenca negative në Raportin për nivelin e lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve për vitin 2022

Numri i sulmeve ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave në vitin 2022 është rritur, ndërsa në mënyrë shtesë shqetësues është edhe fakti që profesionistët mediatik janë gjithnjë e më shumë objekt i kërcënimeve dhe ngacmimeve në rrjetet sociale. Mosndëshkimi mbetet edhe më tej problem i madh, në veçanti shqetësuese është gjuha e urrejtjes dhe etiketimi i gazetarëve dhe punonjësve të mediave nga ana politikanëve dhe bartësit tjerë të funksioneve publike, si dhe trendi i dyfishimit të numrit të procedurave gjyqësore për shpifje dhe fyerje krahasuar me një vit më parë. Sipas regjistrit të SHGM-së, që nga fillimi i vitit 2022 janë regjistruar gjithsej shtatë sulme dhe kërcënime të ashpra ndaj gazetarëve. Duke e krahasuar numrin me vitin e kaluar kur u regjistruan gjithsej pesë raste, këtë vit shënohet rritje e përsëritur e sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve dhe punëtorëve mediatik.

Në raport theksohet gatishmëria për bashkëpunim në drejtim të përmirësimit të sigurisë së punëtorëve mediatik me një pjesë të institucioneve kompetente, ndërsa dëshmi për këtë janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Përgjegjësi Civile për Shpifje dhe Fyerje ku në fillim të vitit u votuan edhe ndryshimet në Kodin Penal dhe dy ligjet tanimë kanë hyrë në fuqi.

Me insistimin disavjeçarë të SHGM-së në tetor të vitit 2022, Prokuroria Themelore Publike Shkup caktoi një prokuror publik nga i njëjti institucion si person kontaktues në lidhje me rastet që kanë të bëjnë me sigurinë e gazetarëve, të cilat janë nën kompetencat e PTHP- Shkup. Në fillim të vitit 2023 MPB caktoi një person kontaktues për trajtimin e rasteve që kanë të bëjnë me sigurinë e gazetarëve dhe punonjësve të mediave, me theks të veçantë për kërcënimet në internet.

Në raport nënvizohet se gjuha e urrejtjes dhe etiketimi i gazetarëve dhe punonjësve të medias nga ana e politikanëve dhe bartësve të funksioneve tjera publike, si dhe trendi i dyfishimit të numrit të procedurave gjyqësore për shpifje dhe fyerje në krahasim me vitin e kaluar, mbeten në veçanti shqetësuese. Krahas kësaj, institucionet dhe gjykatat kompetente ende nuk mbajnë të dhëna të mjaftueshme të përditësuara për kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve dhe as nuk i publikojnë të njëjtat, tregojnë gatishmëri për të punuar në përmirësimin e sigurisë së gazetarëve dhe punonjësve mediatik nëpërmjet marrjes së masave të përditësuara dhe ndjekjes penale të autorëve të sulmeve dhe kërcënimeve.

Shoqatat e gazetarëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, me mbështetjen e Komisionit Evropian, krijuan një platformë të përbashkët Safejournalists.net për të monitoruar ndryshimet në legjislacion dhe praktikën e vendeve të tyre dhe për t’u angazhuar në aktivitete të ndryshme avokuese që synojnë avancimin e politikës, mjedisin legjislativ dhe institucional në të cilin punojnë gazetarët dhe mediat. Anëtarët e platformës, që nga viti 2020 monitorojnë situatën në shtatë vende, (Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Kosovë dhe Serbi). Çdo vit, vlerësimi i shtetit kryhet në bazë të metodave të standardizuara për grumbullimin dhe analizën e të dhënave, ndërsa fokusi i hulumtimit për përfaqësim është në ndryshimet, si në hapësirën tradicionale ashtu edhe në atë të mediave online në vendet e Ballkanit Perëndimor. Metodologjia e hulumtimit është e përbërë nga tre grupe të indikatorëve, e zhvilluar në bazë të analizës sistematike të udhëzimeve të ndryshme, të prodhuara nga organizatat ndërkombëtare relevante.

Raporti vjetor për treguesit e nivelit të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve në Maqedoninë e Veriut, i përgatitur në kuadër të projektit të Platformës Rajonale të Ballkanit Perëndimor, i financuar nga Komisioni Evropian është përpiluar dhe përkthyer në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze.

Raportin vjetor mund ta gjeni në vegëzën e mëposhtme

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button