Rabotniçki pas fitores ndaj Renovës, lider i vetmuar (FOTO+TABELA)

Skuadra e Rabotniçkit ka mbetur e vetmuar në kreun e tabelës, pas fitores minimale 1:0 që shënoi ndaj ekipit të Renovës, në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Parë futbollsitke të Maqedonisë.

Golin e vetëm që i dha tri pikë të reja skuadrës nga kryeqendra e Maqedonisë, e shënoi Kire Markovski. Kështu Rabotniçki është skuadra e vetme që nga tri xhiro ka po aq fitore. Në duelin tjetër që është luajtur në Gjorçe Petrov, “Makedonija” ka marrë barazim 2:2 me Pelisterin, ndërsa në Manastir është luajtur mini-derbi i javës në mes Pobedës dhe Vardarit, ku golin e vetëm të duelit e ka shënuar braziliani Huan Felipe.

Sileksi e ka mundur ekipin e Bregallnicës me rezultat 2:0. Dueli Shkëndija – Shkupi nuk u luajt me kërkesë të ekipit nga Tetova e që e ka pranuar edhe kryesia e FC Shkupit, shkaku i pjesëmarrjes së kuqezinjve në garat e Ligës së Evropës, kur të enjten në Shkup do të luajtën ndeshjen e kthimit ndaj Gentit, duel ky i fazës së “Play-Off”-it. /Portalb.mk/

Tabela e LPFM pas tre xhirove
Tabela e LPFM pas tre xhirove

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button