Balaj shënon në superligen ruse në ndeshjen kundër Ufa-s
Bekim Balaj ka arritur të shënojë në ndeshjen në trasfertë përballë Ufa-s duke arritur të siglojë emrin në listën e golashënuesve të skuadrës Terek, transmeton Albeu.
Goli ka qënë spektakolar me një goditje të fortë me kokë brenda zonës së rrepsisë.
“Është e rëndësishme që skuadra arriti një fitore. Pas humbjes ndaj Krasnodarit, e humbëm përqendrimin dhe kishim shumë nevojë që të rimblidhnim forcat për të vazhduar përpara.
Terek ka bërë shumë ndryshime dhe si unë, ka edhe të tjerë lojtarë të rinj që kanë nevojë për kohë që të mund të ambientohen plotësisht. Sa i përket kampionatit, ndihem shumë mirë”, është shprehur shkodrani Bekim Balaj.