ZYRTARE: Bekim Balaj me ekip të ri
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Bekim Balaj sot u transferua nga ekipi rus Akhmat Grozny, në ekipin austriak Sturm Graz, njofton Portalb.mk.
Balaj te ekipi rus ishte nga viti 2016, duke arritur të shënon 12 gola në gjithsej 61 ndeshje të zhvilluara. Ndërsa ekipi i Sturm Grazit, sezonin 2018/19 e mbylli në vendin e 5-të në Bundesligën austriake.
Balaj faleminderon menaxherin e tij Shkumbin Qormemeti për këtë transferim, duke u shprehur: “Nuk mund të pres për të filluar”