Zbulohet historia e Bekim Balajt, sekreti që shumë pak e dinë
Bekim Balaj është lojtari i momentit në kombëtaren shqiptare ku me golin që i dha fitoren kuqezinjëve ndaj Maqedonisë në ndeshjen e parë hapëse për eliminatoret e botërorit Rusi 2018 konfirmoi se vlerat e tij janë të pamohueshme edhe pse De Biasi nuk e ka preferuar që të luaj që nga minuta e parë në majën e sulmit.
Balaj me golin ndaj maqedonasve konfirmoi se goli ndaj Portugalisë dy vite më parë ishte rastësi por një gol nga njeriu që nuhat kohën dhe momentin e duhur për tu bërë shpëtimtar ri ekipit.
Në një intervistë për të përditshme, “Panorama Sport”, ish-trajneri i tij, Kujtim Shaba, që e zbuloi ka treguar disa sekretet të karrierës së Balaj që nuk ishin zbuluar deri tani.
Shaba ka thënë se njëri prej këtyre sekreteve është se Balaj për 9 vite me radhë është stërvitur si portier, por vetëm në një moment kuptoi se kishte aftësi për të qenë një sulmues bomber.
Po ashtu Shaba ka kujtuar rastin kur Balaj luante me ekipin e parë të Vllaznisë dhe trajneri i ekipit U-17 në atë kohë, Shpëtim Duro, nuk e afroi në ekip.