Më në fund fitore! Shqipëria mund Uellsin falë një penalltie
Shqipëria ka arritur të fitojë 1-0 miqësoren ndaj Uellsit, falë një penalltie të shndërruar në gol nga Bekim Balaj në pjesën e dytë, transmeton Top Channel.
11-metërshi i ekzekutuar nga sulmuesi shkodran u fitua në minutën e 58 nga Xhaka.
Në pjesën e parë ishte portieri Berisha ai që shpëtoi Shqipërinë në dy raste, ndërkohë që pas golit të kombëtares sonë, uellsianët patën pretendim për penallti në dy raste.