Ermal Mamaqi aksidentohet në Ferizaj, kritikon autoritetet për “Rrethin e Vdekjes”

Këngëtari dhe aktori shqiptar Ermal Mamaqi ka thënë se është shëndosh e mirë pas aksidentit që e pësoi mbrëmë në Ferizaj.

Në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se ka përjetuar momentet më të vështira të jetës së tij, por ka shtuar se ai dhe dy shokët e tij që kanë udhëtuar me të janë mirë.

Mamaqi ka bërë aksident në një rreth në hyrje të qytetit të Ferizajt. Ai ka shfrytëzuar rastin që të kritikojë autoritetet komunale të Ferizajt që nuk kanë vënë sinjalizime te siç e ka quajtur Mamaqi, “Rrethi i Vdekjes”, transmeton Koha.net

Ky është postimi i plotë i Mamaqit në Facebook:

Te dashur miq,

Ju perqafoj. Me duket sikur ma falen jeten per se dyti. Perjetova momentet me te veshtira ne jete.

Jam shume mire. Edhe une edhe 2 miqte e mi qe udhetonin me mua.
Aksidenti i mbremshem ne Kosove, Ferizaj ndodhi si pasoje e nje rrethrotullimi te pandricuar dhe te paparalajmeruar.

Me sa me thane,ai vend ishte rrethi i vdekjes se cdo dite aty behen aksidente.
Kam nje pyetje per autoritetet :

– Edhe sa vete duhet te vdesin per ta rregullur ate problem?
Dhe ne fund Zoti eshte i mire!!!

Jemi therime qe nuk ja dime vleren jetes deri sa prekim vdekjen.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button