PDSH festoi përvjetorin e partisë

Me rastin e përvjetorit të Partisë Demokratike Shqiptare mbrëmë në një restorant në Tetovë, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi organizoi koktej solemn, ku të pranishëm ishin anëtarët e kuvendit qendror të partisë, strukturat partiake, mysafir të ftuar, si dhe përfaqësues të medieve.

Me këtë rast në fjalimin që e mbajti Kryetari Thaçi mes tjerash deklaroi:

Ne vazhdojmë të kemi shpresën dhe besimin e plotë se kjo është rruga e vërtetë që i çon shqiptarët drejt lirisë të vërtet dhe drejt të drejtave të vërteta. Isha mbrëmë në Kumanovë në ngushëllime të atij djalit të vogël që e mbyti ai maqedonasi, në një moment shumë interesant pas iftarit para jacisë, natën e Bajramit dhe në moment gjersa shprehsha ngushëllime familjes të atij djaloshit disa djem të rinj fotografonin pandërprerë me telefona për shkak se unë isha aty prezent. Unë u ndjeva shumë keq, fillova të djersitem, por isha në pozitë të rëndë që nuk mund t’ju thosha mos fotografoni, sepse ata mund të më thonin po ti a nuk ke ardhur këtu që të solidarizohesh me ne. Pse më pengonte ky fotografim, për shkak se të nderuar jemi dëshmitarë se kohët e fundit kjo çështja e fotografimit dhe e daljes në ballë të kinse organizimit të disa protestave duke përfituar nga situatat e rënda që u ndodhin  shqiptarëve,  nga tragjeditë, nga vdekjet, nga rrahjet, është bërë një modë e cila besoj se nga PDSH-ja  dhe nga shqiptarët e Maqedonisë me plot fuqi duhet të luftohet.

Kjo lehtësi e fotografimit nuk ka asnjë qëllim përveç këtyre që unë i mendoj: e para kjo mënyrë e lehtë e hapa rritjes me “selfie” mbi vare të shqiptarëve për të fituar poenë politike vetëm se e copëton substancën e rezistencës të vërtet të shqiptarëve të Maqedonisë, e dyta vetëm se e ulë ndjeshmërinë dhe sensibilitetin e institucioneve të shtetit dhe maqedonasve të cilët  veprojnë herë privatisht, e herë të bashkuara në institucionet e na bëjnë represion dhe e treta vetëm se e bindin bashkësinë ndërkombëtare se demonstrimet e figurave të ndryshme të cilat nuk lanë varr, apo të keqe të shqiptarëve pa u fotografuar për poenë politike, janë vetëm çështje e marketingut politik.

Ne vërtet kemi një situatë shumë të rëndë dhe të vështirë, edhe shqiptarët e Maqedonisë, po sidomos forca kryesore, apo e vetmja forcë politike të cilën e drejton Partia Demokratike Shqiptare po ballafaqohet me vështirësi të mëdha në rrugën e vet, edhe unë edhe ju. Porosit që na vinë pa ndërpre janë që duhet të dorëzohemi dhe ti pranojmë rrugët e “selifieve”, fotografive, marketingut të bajat për poenë politike, për shkak se rezistenca kombëtare si substancë e vërtetë këtu nuk do të ketë rezultat asnjëherë. Kjo nuk është e vërtet, do të ketë vështirësi edhe më tutje, por rezultat gjithsesi se do të ketë.

Mendoj se është një moment i reflektimit të plotë, edhe atyre të cilët nuk janë anëtarë dhe simpatizant të PDSH-së pranoj një të vërtet të pamohueshme – të gjitha parashikimet e PDSH-së dita-ditës vërtetohen! Unë dëshiroj bashkë me ju të kemi edhe shumë përvjetorë tjerë të Partisë Demokratike Shqiptare. Po të jeni të bindur se përvjetorin e ardhshëm sigurisht se do ta festojmë me 5 Korrik, pas Bajramit të madh, por do ta festojmë në momentin kur ne do të fitojmë legjitimitetin e plotë të shqiptarëve për ti përfaqësuar ata dhe ky moment detyrimisht se do të vij dhe unë ju premtoj që prej atij momenti bashkërisht do ti përveshim mangët që të realizojmë përcaktimin programor dhe platformën e Partisë Demokratike Shqiptare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button