Ministri Kuçi takoi drejtorin e Bankës Botërore në Shkup, Mantovaneli
Ministri i Ekonomisë Driton Kuçi sot priti në një takim drejtorin e Zyrës së Bankës Botërore në Maqedoni, Marko Mantovanelli.
Gjatë takimit u theksua bashkëpunimi i suksesshëm i Ministrisë së Ekonomisë dhe Bankës botërore që rezultoi me realizimin e shumë projekteve në sferën e efikasitetit energjetik dhe në sferën e turizmit.
Ministri Kuçi falënderoi drejtorin e ri të Zyrës së Bankës Botërore në Maqedoni, Mantovanelli për mbështetjen e vazhdueshme që ky institucion jep për vendin, ndërsa propozoi që bashkëpunimi në të ardhmen të vazhdoj me mundësinë për realizimin e projektit të autostradës Shkup-Bllacë, i cili është i dobishëm për Maqedoninë dhe Kosovën, për qytetarët dhe bizneset e dy vendeve, dhe sidomos për bizneset që veprojnë në Zonën Industriale të Vizbegut, ku punojnë mbi 5 mijë njerëz dhe ka qarkullim qindra milionësh në nivel vjetor.
Kërkësë tjetër e ministrit ishte mbështetja e Bankës Botërore për përshpejtimin e ndërtimit të infrsatrukturës për kyçjen e Zonës së Lirë ekonomike në Tetovë me autostradën Tetovë-Shkup, mbështjetje për revitalizimin e dyçaneve në Çarshinë e Vjetër si dhe vazhdimin e projeketit për implementimin e masave për efikasitet energjetik.
Drejtori i Zyrës së Bankës Botërore në Maqedoni, Mantovanelli tha se bashkëpunimi me Ministrinë e Ekonomisë dhe me institucionet tjera në vend ka qenë shumë i frytshëm, duke u realizuar projekte në sferën e energjetikës, turizmit, konkurrueshmërinë e kompanive, zhvillimin e komunave dhe projekte tjera. Mantovanelli tha se në shtator do të bëhet edhe programi për projektet që do të realizohen në periudhën e ardhshme, ku mund të mbështeten projekte nga fushat e përmendura.