Çollaku: Shtyrja e vendimit për viza, lajm jo i mirë por jo i papritur

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, i ka bërë thirrje Kuvendit dhe institucioneve të tjera të vendit, që të adresojnë “në mënyrë të përgjegjshme dy çështjet e hapura, demarkacionin dhe liberalizimin e vizave, si çështje të interesit nacional”.

Çollaku tha se çështjes e demarkacionit është përgjegjësi e të gjitha institucioneve të vendit në radhë të parë të koalicionit qeverisës si interes madhor dhe adresimi i saj duhet të bëhet sa më shpejt.

Ai ka theksuar se çështja e demarkacionit duhet të kalohet në Kuvend para pushimeve.

“Kjo çështje duhet të kalojë me debat shumë serioz në Kuvend. Kuvendi i Kosovës është institucioni i vetëm që ka përgjegjësinë që të deklarohet në favor ose ta hedh poshtë nëse vjen në përfundim se ka pasur devijime gjatë procesit. Nuk kemi të drejtë ta vëmë në pikëpyetje të ardhmen evropiane të Kosovës dhe nuk kemi të drejtë ta vëmë në pikëpyetje mundësinë e lëvizjes së lirë të qytetarëve në zonën Schengen”, ka thënë Çollaku në një intervistë për emisionin Rubikon në KTV.

Ai ka shtuar se për institucionet e Kosovës shtyrja e votimit ka qenë lajm jo i mirë, por jo i papritur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button